Ekonomia dhe Ligjet miratojnë projektligjin për kredinë prej 174 mln euro nga FMN, interesi 4.05%
  • 4 years ago
Komisioni i Ekonomisë dhe i Ligjeve ka miratuar projektligjin për marrjen e hua-së nga FMN në vlerën e 139.3 milionë SDR (monedhë e fortë, e drejta e tërheqjes speciale), ose rreth 174 milionë euro. Kjo hua është marrë për të garantuar sa më shumë likuiditet në ketë kohë pandemie, dhe është marrë nën instrumentin e financimit të shpejtë. E pranishme në komisionin e Ekonomisë ministrja Anila Denaj ka prezantuar edhe detajet e kësaj huaje të marrë. Denaj tha se kjo hua është lëvruar tashmë në buxhet, dhe se norma e interesit do të jetë 4.05%, dhe duhet shlyer brenda 5 vitesh.
Recommended