Report TV - Integrimi, Mazi: Negociatat me BE-në, më të rëndësishmet në 70 vitet e fundit

  • 4 years ago
Kryenegociatori Zef Mazi kërkoi nga të gjitha palët e spektrit politik mbështetje për cështjen e procesit të negociatave. Nga Këshilli Kombëtar i Integrimit ai tha se këto janë negociatat më të rëndësishme për Shqipërinë në 70 vitet e fundit. "Grupi negociator është me njohuri shumë të larta. Këto do të jenë negociatat më të rëndësishme që ka bërë Shqipëria në 70 vitet e fundit.

Ta nisim dhe ta çojmë me sukses këtë besim. Kjo punë do të arrijë që të kryhet mirë, nëse do të koordinohemi mirë, të flasim në një zë, të jemi të dedikuar dhe profesionistë. Me përkrahen e të gjithë këshillit, spektrit politik dhe shoqërisë. Unë dhe grupi negociator nuk do të kursejmë njohuritë tona" tha Zef Mazi.

Recommended