Lleshaj interpelancë për rendin dhe sigurinë: Parametrat më të mira në 30 vitet e fundit

  • 4 years ago
Kuvendi i Shqipërisë ka nisur seancën plenare në orën 10.00 të paradites së kësaj të mërkure. Seanca e ditës së sotme ka nisur me interpelancë me Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj të kërkuar nga deputeti Lefter Maliqi dhe disa deputetë të tjerë të opozitës.

Maliqi dhe kolegët e tjerë të opozitës kanë kërkuar interpelancë me Ministrin e Brendshëm për çështjet e krimit në vend, për kanabisin, për dhunën policore që është ushtruar ndaj disa banorëve të Astirit, për çështjet e azilkërkimit dhe për ngjarjet e pazbardhura kriminale.

Nga foltorja e Kuvendit deputeti Lefter Maliqi i ka kërkuar disa përgjigje Lleshaj për sigurinë në vend.

"Po mjetet e blinduara. Po kryeministri i kujt e kihste blindin që përdori. Pse bën shoë në media. Prokuroria e krimeve që heton këta persona i heton me doganë me banka dhe informacione nga SHIK. Ata kanë marrë kredi dhe kështu me radhë. Pres të japësh përgjigje. Dua të saktësohem si është situata me sigurinë në vend. " tha Maliqi ndër të tjera.

Recommended