Report TV - Integrimi në BE, NIshani: Ka shance të mëdha që të hapen negociatat

  • 6 years ago
Ish-presidenti Bujar Nishani thotë se Shqipëria ka shanse të mëdha të përfitojë çeljen e negociatave, por sipas tij anëtarësimi në BE nuk është i mundur të realizohet për 10 vitet e ardhshme.

Shanset janë shumë të mëdha që të kalohet. Ne nuk mund të bëjmë presion sepse çështja nuk është një negociatë presioni, por është një proces i hapur. Ne jemi ata që duhet të demonstrojmë arritje. Megjithatë, unë shpresoj shumë. Ka edhe një kontekst politik që është në favorin tonë, propozimi i dytë i KE, pabarazia në rajon Serbi-Mali i Zi dhe Shqipëri-Maqedoni, kemi avantazhin e faktorit kohë edhe sa i takon situatës politike. Por, brenda 10 vitesh nuk mund të bëhemi anëtar të BE, për shkak të diferencave me vendet që janë anëtare. Por procesi është i nevojshëm që të faturohemi të përmirësojmë infrastrukturën, rrisim ekonominë.

Bujar Nishani, ish-president i Republikës
Shqetësimet e Gjermanisë?
Shqetësimet e tyre janë reale për krimin e organizuar dhe korrupsionin. Ata veprojnë mbi bazën e raporteve institucionale. Në këtë gjykim ata kërkojnë statistikën. Thonë që unë të të besoj në procesin vijues duhet të kem disa fakte që ke jetësuar vullnetin politik dhe premtimet.

Recommended