Socialistët ndryshim ligjit të KLSH, propozohet nënkryetari

  • 4 years ago
Presidenti Ilir Meta i propozoi kuvendit emrin e Arben Shehut si kandidaturë për të drejtuar Kontrollin e Lartë të Shtetit.


Deri më tani, maxhoranca nuk ka bërë, asnjë koment për këtë propozim të presidentit por është duke ndërmarrë një iniciativë ligjore në ndryshimin e ligjit për Kontrollin e Lartë të Shtetit.

Top Channel disponon një kopje të projektligjit që do të kalojë për diskutim në komisionet parlamentare nga ku për herë të parë këtij institucioni i atashohet edhe një nënkryetar me atributet e kryetarit. Në nenin 25 të këtij projektligji parashikon mënyrën e zgjedhjes të zëvendëskryetarit të KLSH.

?Kuvendi me propozim të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit emëron Zëvendëskryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Zëvendëskryetari emërohet për një mandat trevjeçar, me të drejtë rizgjedhje më shumë se një herë dhe ushtron funksionet e Kryetarit, në të gjitha rastet kur vendi i Kryetarit mbetet bosh për shkak të mbarimit të mandatit ose shkarkimit, sipas parashikimeve të nenit 23 të këtij ligji. Dispozitat e nenit 21 dhe 22 të këtij Ligji vlejnë dhe zbatohen për analogji edhe për Zëvendëskryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, për të gjitha rastet kur ai ushtron funksione si Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit, për shkak të vakancës së krijuar sipas parashikimit të paragrafit 3 të këtij Neni?.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopNews#TopChannel

Recommended