Top News - Nuk mjaftojnë protestat e Covid-i/ Dhjetëra vetë rrezikojnë mbytjen nga stuhia në SHBA!

  • 4 years ago
Teksa Shtetet e Bashkuara përballen nga njëra anë me kërcënimin e Covid-19, e nga ana tjetër me protestat masive që kanë pushtuar vendin prej ditësh që nga vdekja e 46-vjeçarit George Floyd, punonjësit e një kazinoje ne Mississipi rrezikuan mbytjen pas një vërshimi të beftë ujërash, të shkaktuar nga stuhia tropikale Cristobal.


Përpjekjet e shpëtimit zgjatën më shumë se tre orë për punonjësit e bllokuar brenda kazinosë Silver Slipper për shkak të përmbytjes së papritur. Ekipet e shpëtimit janë detyruar të bëjnë disa rrugë për të larguar njerëzit prej andej.

?E kishin të pamundur të dilnin vetë, niveli i ujit ishte rritur shumë?, tha kreu i emergjencave në kontene Hancock, Brian Hootie Adam.

Përmbytjet tanimë kanë pushtuar zona të tëra bregdetare në Mississippi, thonë mediat e huaja, ndërsa autoritetet po i paralajmërojnë drejtuesit e automjeteve të mos kalojnë andej. Të shtunën, stuhia Cristobal kishte shkaktuar dhe një tornado në Orlando të Florida-s, duke frikësuar banorët e zonës.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#CristobalStorm#SHBA#TopChannel

Recommended