Nuk ndalen protestat në Francë nga “Jelekverdhët” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Jelekverdhët kanë dalë sërish në protesta këtë të shtunë në rrugët e Paris. Tubimi i kësaj të shtune vjen vetëm 2 javë para zgjedhjeve të Parlamentit Europian. Policia kaloi në gatishmëri për ruajtjen e zonave tregtare dhe monumenteve të kulturës të cilat kanë pësuar dëme të konsiderueshme dhe i janë nënshtruar procesit të restaurimit. Ndër zonat që janë në qendër të vëmendjes së uniformave blu është rruga e Champs Elize, Asambleja Kombëtare dhe zona që rrethon katedralen e shkrumbuar të Notre Dame një muaj më parë. Edhe në qytete të tjera të Francës janë mbajtur protestat e drejtuara nga jelekverdhët. Mediat franceze shkruajnë se 6 muaj pas fillimit të demonstratave masive kundër rritjes së çmimit të naftës, numri i protestuesve ka ardhur duke u ulur.

Recommended