Basha uron maturantët nga Elbasani i Normales: T’ju dhurojmë të ardhme të sigurt

  • 4 years ago
Nga Normalja e Elbasanit, lideri i opozitës i uroi suksese maturantëve, ndërsa theksoi se sfida e politikës është që t?i sigurojë të rinjve të ardhmen e sigurt, me një ekonomi të qëndrueshme dhe vende pune.


?Sot ndodhem prapë në mesin e elbasanllinjve, këtij qyteti me tradita të jashtëzakonshme të qytetarisë. Por mbi të gjitha me një vend të veçantë në historinë e arsimit shqiptar, Elbasani i Pedagogjikes, Elbasani i Normales, Elbasani i intelektualëve që kanë dhënë kaq shumë për arsimin dhe për breza të tërë mësuesish anembanë vendit?, thotë Basha.

Mesazhi i Bashës

Sot dua t?u uroj të gjithë maturantëve suksese në provimet që kanë nisur pak minuta më parë nga qyteti i Normales, nga zemra e Shqipërisë, nga Elbasani, qytet në të cilin kam patur nderin t?i përfaqësoj për disa vite në parlamentin e Shqipërisë.

Sot ndodhem prapë në mesin e elbasanllinjve, këtij qyteti me tradita të jashtëzakonshme të qytetarisë. Por mbi të gjitha me një vend të veçantë në historinë e arsimit shqiptar, Elbasani i Pedagogjikes, Elbasani i Normales, Elbasani i intelektualëve që kanë dhënë kaq shumë për arsimin dhe për breza të tërë mësuesish anembanë vendit.

Ndaj është edhe vendi më i përshtatshëm për t?u uruar dhjetëra mijëra maturantëve suksese në provimet e maturës! Sfida juaj është të dilni sa më mirë në këtë provime.

Sfida jonë është t?ju sigurojmë një të ardhme sa më të sigurt në karrierën tuaj të mëtejshme si studentë në universitete dhe t?ju sigurojmë një ekonomi që të punojë për ju dhe që t?ju japë vende pune e sa më shumë kënaqësi dhe shanse për të ardhmen për ju dhe sa më pak stres dhe mundime për prindërit tuaj.

Ju përshëndes dhe ju uroj shumë suksese nga Elbasani i Normales, sot ditën e provimeve të Maturës, të gjithë maturantëve shqiptarë.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#LulzimBasha#Elbasan#TopChannel

Recommended