Top News - OBSH ndryshon kurs/ Rekomandon maskat mbrojtëse

  • 4 years ago
OBSH ka ndryshuar kurs për sa i takon maskave mbrojtëse. Ajo tani inkurajon njerëzit ti mbajnë ato për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Publiku i përgjithshëm duhet të përdorë maska në zonat ku virusi po përhapet shpejt, tha OBSH, ose atje ku distancimi social nuk është i mundur. Agjencia globale e shëndetit thotë edhe se të gjithë punonjësit e shëndetësisë, jo vetëm ata që kujdesen për pacientët me covid 19, duhet të mbajnë maska në zonat spitalore.
Në një përpjekje për të inkurajuar lënien e më shumë maskave në dispozicion të punonjësve të shëndetësisë, OBSH më herët këshillonte publikun të mos i mbante ato në rastet kur nuk ishin të sëmurë ose nuk kujdeseshin për dikë që ishte i sëmurë. Ndryshimi i politikës është një kujtesë tjetër e sfidave në ndryshim të vazhdueshëm em të cilat autoritetet janë përballur në luftën kundër virusit. Hidroksiklorina përbën një tjetër shembull. Studimet paraprake sugjeronin se ilaci kundër malarjes ndihmonte pacientët me covid 19 të shëroheshin më shpejt, por testime të mëtejshme e rrëzuan atë kërkim, me një studim madje që sugjeronte se ilaci mund të ishte i dëmshëm. Kjo bëri që OBSh të pezullonte testimet e saj. Por, pasi studimi u tërhoq, OBSH tani thotë se do ti rifillojë testimet. Ndërkohë britania e madhe i dha fund testimeve të saj të premten me kërkuesit që thanë se ilaci nuk funksiononte kundër covid 19. Në nxitim e sipër për të zbuluar vaksinën, ngatërresat edhe mund të priten. Por shkencëtarët paralajmërojnë se ka pak vend për gabime nëse duam që të kemi vaksinën në janar.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#OBSH#TopChannel

Recommended