Top News/ Bilanci i koronavirusit/ 400 mijë viktima në gjithë botën

  • 4 years ago
Më shumë se 400 mijë vetë kanë humbur jetën nga koronavirusi në të gjithë botën, sipas shifrave më të fundit të universitetit john Hopkins. Shifra e zymtë u arrit në orët e para të mëngjesit të së dielës. Shtetet e bashkuara të amerikës numërojnë më shumë se 109 mijë viktima ndërsa mbretëria e bashkuar, brazili dhe italia, renditen pas tyre për sa i takon totalit të viktimave.
Shkalla e infektimit është ngadalësuar në shumë nga vendet që u goditën shpejt nga pandemia, si Kina, SHBA, Britania e madhe, Italia, Spanja dhe Franca. Por, shifrat globale tregojnë se pandemia është larg fundit. Në shumë vende, vecanërisht në amerikën e jugut, lindjen e mesme dhe afrikë, shkalla e transmetimit të virusit vazhdon të përshpejtohet. Në shkallë globale, rastet e konfirmuara po rriten tani me një shkallë prej më shumë se 100 mijë rastesh të reja në ditë, për një periudhë shtatë ditore. Në prill, rastet e reja nuk e kaluan asnjëherë shifrën e 100 mijëve në një ditë të vetme. Por, rastet e konfirmuara të përditshme, e kanë kaluar këtë prag nëntë herë në dhjetë ditët e fundit duke shkuar të mërkurën në plot 130,400 raste të reja të koronavirusit në të gjithë botën. Përvec brazilit, që sjell bilance dramatike, shqetësuese është edhe situata në peru, ku njerëzit po shihen të pësojnë kolaps nëpër rrugë. Shumëkush nuk pranohet në spitale, të tjerë pyesin zemërthyer përse të afërmit e tyre lihen të vdesin. Përhapja e koronavirusit në peru po del jashtë kontrollit dhe ekspertët druajnë se situata vetëm sa do të rëndohet. Bombulat e oksigjenit, një mjet i rëndësishëm kundër virusit, mungojnë dhe ato po simbolizojnë tashmë kaosin në peru. Qytetarë të dëshpëruar i kanë kthyer tregut të zi ndërkohë që bombulat dalin për shitje me cmime të ekzagjeruara në mediat sociale dhe në sajtet e shitjeve online.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Bilanci#TopChannel

Recommended