Nis sezoni i provimeve/ Maturantët përfundojnë vitin shkollor
  • 4 years ago
Klasat e 12 përfunduan këtë të premte 15 orës e përsëritjes.

Pas mbylljes së institucioneve arsimore për shkak të koronavirusit, maturantët ishin të vetmit që u rikthyen në bankat e shkollës për 3 javë nga 18 maji deri në 5 qershor që të zhvillonin konsultime mbi njohuritë e fituara nga mësimi në distancë.

Me rregulla të reja nxënësit duhet të zhvillonin mësim në klasa a me jo më shumë se 12 nxënës dhe me maska e doreza. Por këto masa në ditën e fundit të mësimit nuk zbatoheshin nga të gjithë.

Konsultimet besoj se na ndihmuan që të dalim sa më mirë në provimet e maturës. Jemi pak të stresuar, se përcaktojnë vazhdimësinë e jetës. Edhe masat e reja na stresojnë pak. Nuk e dimë si do shkojë.

Ndërsa të hënën klasat e 12-a nisin provimet e maturës. Nga 8 qershori deri në 18 qershor mbi 31 mijë maturantë do i nënshtrohen 4 testeve në lëndën e gjuhës së huaj, gjuhës shqipe dhe letërsisë, matematikës dhe lëndës me zgjedhje. Për maturën e parë që po zhvillon provimet në kushtet e pandemisë së koronavirusit, Ministria e arsimit ka hartuar një rregullore të posaçme.

Një ditë para ditës së provimit është drejtuesi i gjimnazit që konfirmon në zyrat vendore arsimore se mjedisi mbush kushtet higjieno sanitare e të distancimit fizik. Ambjentet duhet të jenë të dezinfektuara dhe të ajrosura. Ndërsa para fillimit të provimit në orën 10, përcaktohet në udhëzim, maturantëve do t?u matet temperatura, do të higjienizojnë duart si dhe do të pajisen me maska dhe doreza.

Por në rregullore nuk parashikohen masat që duhen marr nëse maturanti shfaq simptoma para futjes në provim. Top Channel ka mësuar ekskluzivisht se nëse temperatura e maturantit është më e lartë se 37.5 ai nuk do të lejohet të hyjë në provim, ndërsa do t?i jepet mundësia që të zhvillojë testimin në sezonin e vjeshtës.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Matura#Provimet#TopChannel
Recommended