Maturantët sot në shkollë/ Rikthehen të përsërisin lëndët para provimeve, por...
  • 4 years ago
Pas 70 ditësh të mbylljes së institucioneve arsimore për shkak të Koronavirusit, dyert e 500 gjimnazeve dhe shkollave në Shqipëri hapen për klasat e 12-a sot.


Nga 18 maji deri në 5 qershor maturantët do të rikthehen në bankat e shkollës për të përsëritur njohuritë për 4 lëndët që janë provime të maturës shtetërore.

Nga 31 mijë maturantë, rreth 1500 prej tyre, kanë zgjedhur të punojnë individualisht dhe të vijojnë me mësimin online. Ndërsa gjimnazistët e tjerët të pajisur me maska dhe doreza pasi t?iu matet temperatura nga mjekët do të zhvillojnë procesin mësimor në klasa, që s?do të kenë me shume se 15 nxënës e si rrjedhojë do të jenë të ulur të vetëm në bankë në distancë nga njëri tjetri prej dy metrash.

Numri i reduktuar i nxënësve në klasë, i ka shqetësuar ata për mënyrën se si do të zhvillohet mësimi pasi nuk ka mësues mjaftueshëm.

Top Channel ka mësuar se drejtoritë ë shkollave u kanë kërkuar edhe mësuesve të viteve të para dhe të dyta të cilët nuk u kanë dhënë më parë mësim maturantëve që të kthehen në shkollë pasi duhet plotësuar numri i tyre në klasa.

Problematika thellohet edhe më tej kur sipas orarit mësimor, stafit pedagogjik do të mësojë nxënësit për lëndët që ata nuk janë specializuar e punësuar.

Top channel ka siguruar biseda të caktuara në grupet e Whatsapp mes mësuesve kujdestarë dhe maturantëve, ku njoftohen se nuk mund t?iu japin mësim mësuesit që kanë pasur prej numrit të nxënësve qe janë ne klasa. Si për shembull klasës se fizikës do tju shpjegojë mësuesja e ekonomisë.

Apo në klasat që do zhvillohet lënda e anglishtes, janë të detyruar të qëndrojnë në mësim edhe nxënës të frëngjishtes. Të gjendur në këtë situatë, maturantët kanë shprehur ankesa. Ata vënë në dijeni mësuesit se po shkojnë në shkollë për ta mësuar ato që nuk dinë dhe si mund ta bëjë këtë një mësues që s?është i asaj fushe?

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Maturantet#MesimiOnline#TopChannel
Recommended