“Kacafytje” për kanabisin, Ademi: Kam hartën, mbillet shumë; Lleshaj: Po mora kosën do pres zyrtarët

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Tre ditë pasi nga Tirana në një komunikim live me prefektët, drejtuesit qendrorë dhe vendorë të Policisë së Shtetit e renditi Shkodrën në "listën e kuqe" për kultivimin e kanabisit.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj zbriti vetë në kryeqendrën e veriut për këtë çështje dhe shumë të tjera që lidhen me sigurinë dhe sezonit turistik.

Një karikaturë* e Bujar Kapexhiut për kanabisin shkaktoi polemika mes tij dhe kryebashkiakes Voltana Ademi.

Për Lleshaj kultivimi i kanabisit nuk është në përmasat që flitet, por kryebashkiakja Voltana Ademi denoncoi të kundërtën, duke i deklaruar se do ti vërë dhe në dispozicion hartën e zonave me kanabis.

Sandër Lleshaj: Karikatura e ka të lejuar të hiperbolizojë gjendjen, por nuk besoj se Shqipëria është në atë gjendje. Jo nuk besoj, nuk është në atë gjendje, po ka tentativa për ta zhytur Shqipërinë në gjendje të pakënaqshme.

Nuk është detyra e policisë të kosisë kanabis nëpër male, detyrë e policisë është të ?kosisë? kriminelë e zyrtarë që nuk bëjnë detyrën. Nëse unë do të dal me një kosë do të jetë një kosë që do të synojnë ?të presë? zyrtarë që nuk bëjnë detyrën e tyre duke nisur nga zyrtarët e policisë në zyrtarët përkatës.

Por kryetarja e kësaj bashkie, Voltana Ademi është shprehur se në këtë qytet është rritur kultivimi masiv i kanabisit.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/voltana-ademi-lleshajt-ne-shkoder-dhe-velipoje-eshte-rritur-kultivimi-masiv-i-kanabisit

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended