Top News - Shqetësohet India/ Kina po lëviz trupat në kufi

  • 4 years ago
Ministri Indian i mbrojtjes deklaroi me shqetësim se ka pasur lëvizje domethënëse të trupave kineze në kufirin e shumëdiskutuar të Himalajas që ndajnë mes tyre të dy vendet. Duke folur për CNN, Rajnath Singh u shpreh se ? ushtarë të shumtë kinezë po spostohen në të ashtëquajturën ? Linja e Kontrollit aktual? . ? Njerëzit e Kinës janë në kufi?, u shpreh ai. ? Ata pretendojnë se është territori i tyre. Pretendimi ynë është që ajo është zona jonë. Ka pasur një mosmarrëveshje për këtë. India ka bërë atë që duhet të bënte?, deklaroi Singh. India dhe Kina ndajnë njërin prej kufijve më të gjatë tokësorë në botë. Në vitin 1962, dy vendet u përfshinë në një luftë të përgjakshme për kufirin e Himalajes dhe që prej asaj kohe, tensionet kanë vazhduar të shpërthejnë në mënyrë sporadike. Muajin e kaluar, u regjistrua një përplasje agresive ndërkufitare mes forcave kineze dhe atyre indiane, e cila rezultoi me lëndime jo të rënda. Incidenti është pasuar nga një përshkallëzim I tensioneve këto javët e fundit në zonën malore, megjithëse deri tani, asnjëra palë nuk kishte pranuar publikisht ndonjë gjë jashtë të zakonshmes.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#India#China#TopChannel

Recommended