Negociatat për 'Zgjedhoren'! Maliqi sulmon ndërkombëtarët: S'po mbrojnë interesat e popullit

  • 4 years ago
Deputeti Lefter Maliqi sulmoi ndërkombëtarët nga foltorja e Kuvendit, që i akuzoi se me atë që po bëjnë me reformën zgjedhore nuk po mbrojnë interesat e popullit shqiptar. "I bëj thirrje popullit, mos hapni dyert kur t'ju vijnë policët pa numër identifikimi, pasi kemi parë kriminelë që kanë vrarë njerëz.

Prandaj një ditë do të përgjigjeni për këtë. Mos kujtoni se do të keni mbështetje. Edhe këtë reformë në drejtësi që kapët dhe shkatërruat. Nuk po vendoset drejtësi. Edhe reformën zgjedhore po e shikojmë si po bëhet. Ndërkombëtarët nuk kanë ndërmend të mbrojnë interesat e popullit shqiptar" tha ai.

Recommended