Dështon tryeza, PD-LSI bojkotojnë Zgjedhoren,Gjiknuri: Opozita s duhet të ikë, Hajdari sulmon Bashën
  • 4 years ago
TIRANE-Dështon mbledhja e Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore, pasi opozita e bojkotoi tryezën për shkak të ngjarjeve të djeshme, të shembjes së Teatrit dhe nisjes së protestave. Konsensusi politik mes palëve për t?u mbledhur për reformën zgjedhore zgjatI vetëm një javë nga takimi i fundit më 13 maj. Pas shembjes së Teatrit Kombëtar dhe protestës së një dite më parë, vetë kryedemokrati Lulzim Basha tha se opozita ka vendosur të bojkotojë takimin e sotëm për Reformën Zgjedhore. Pyetjes, pas mbledhjes në selinë blu mbrëmjen e djeshme, se a do të ketë reformë zgjedhore sot, Basha iu përgjigj prerë dhe shkurt ?Jo nuk do të ketë?. Sot në takim shkoi vetëm Damian Gjiknuri me Rudina Hajdarin me ekspertin Kristaq Kume, por mbledhja u anulua. 

Burime bëjnë me dije opozita do të mungojë vetëm ditën e sotme dhe jo në mbledhjet e ardhme, duke siguruar se nuk do të braktisë tryezën. Reforma Zgjedhore sapo bën një hap para, kthehet dy hapa pas, ndërkohë që koha kalon, palët sa vijnë e largohen nga konsensusi. Çfarë ndodhi në takimin e fundit të Këshillit Politik? PD nuk heq dorë nga qeveria transitore për të organizuar zgjedhjet, gjë që është hedhur poshtë dhe nuk është pranuar nga Kryeministri Rama. Nga ana tjetër Rudina Hajdari ka shprehur qartë se do të vendos veton nëse nuk arrihet ndryshimi i sistemit me lista të hapura, e cila e revoltuar tha se ?palët nuk duan ndryshim sistemi dhe i shkelin syri njëra-tjetrës'.
Recommended