Wake Up/ Edmond Drishti, shqiptari i policisë në New Jersey tregon për situatën e protestave

  • 4 years ago
Prej disa ditësh në Amerikë vijojnë protestat qytetare të cilat janë përshkallëzuar duke shkaktuar dhunë dhe trazira. E gjithë kjo situatë ka ardhur si reagim pasi afrikano-amerikani, George Floyd vdiq më 25 maj teksa një oficer policie i bardhë mbajti gjurin në qafën e tij për më shumë se tetë minuta. Në mbi 30 shtete janë thyer e shkatërruar dyqane, i është vënë flaka automjeteve apo ndërtesave dhe janë shpërndarë parulla më mbishkrime e me fjalët e fundit të Floyd..."nuk marr dot frymë". Protesta ka pasur edhe për para Shtëpisë së Bardhë dhe presidenti Donald Trump ka deklaruar se ai do t'i ndalojë me ?do mënyrë duke nxjerrë ushtrinë në rrugë për të ruajtur rendin dhe ligjin. Këto protesta kanë pasur mbështetje edhe në vende të tjera të botës, ku qytetarët janë të pakënaqur nga sjelljet me natyrë diskrimunuese. Edhe vetë forcat e policisë në Amerikë kanë kërkuar falje publike duke u ulur në gjunjë si shenjë solidarizimi. Por, duket se asgjë nuk mjafton më për të frenuar mllefin e akumuluar ndër vite të protestuesve. Ne ishim sot me Edmond Drishtin i cili është komandant në Hoboken Police Department (New Jersey), që aktualisht është në detyrë edhe jashtë orarit zyrtar dhe po e ndjek nga afër situatën.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended