Top News - Bunkeri i Donlad Trump/ Çfarë fshihet poshtë shtëpisë së bardhë

  • 4 years ago
Shtëpia e Bardhë, ndër vite, është vendosur shpeshherë në shënjestër. Një herë nga një avion turistik, pastaj është kërcënuar nga terroristë e të çmendur, e në fund, ka pasur disa persona që janë përpjekur të kalojnë murin e jashtëm dhe rojet e sigurisë. Ajo mbrohet nga sisteme antiajrore, snajperë e ka edhe një bunker nëntokësor. Pikërisht këtu, sic thonë mediat e huaja, u dërgua Donald Trump nga shoqëruesit e tij në kohën kur kur jashtë kishin shpërthyer përleshje mes protestuesve dhe policisë. I njohur si PEOC apo Qendra Presidenciale e Operacioneve të Urgjencës, ky strehim u ndërtua gjatë Luftës së Dytë Botërore poshtë krahut lindor. Pastaj u rimodelua sipas nevojave dhe kërkesave të atyre të presidentëve që vinin. Kështu gjatë administratës Obama, 375 milion dollarë u shpenzuan për përmirësimin e tij me strukturat e reja. Kuptohet, hollësitë e tjera mbrohen nga konfidencialiteti dhe nga Shërbimi Sekret, por sipas disa thashethemeve mund të ketë nivele të shumëfishta, të krijuara nën këtë rezidencë. Aty arrihet përmes një tuneli të projektuar në mënyrë të tillë që të mund t'i rezistojë edhe një sulmi me armë jokonvencionale. Ajo është e pajisur me aparate komunikimi, sallë takimesh dhe rezerva për të përballur edhe një emergjencë afatgjtë. Shtypi I huaj thotë se gjatë sulmeve të 11 shtatorit, ish zëvendëspresidenti Dick Cheney arriti thuajse menjëherë në bunker, por nuk mbeti I kënaqur me kushtet e tij.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Bunkeri#Trump#TopChannel

Recommended