Llixhat e Elbasanit drejt shkaterrimit (13 Maj 2000)

  • 4 years ago
Kjo kurë njihet prej shekujsh në shumë vende të botës. Uji që buron nga nëntoka me kripëra të ndryshme shëron një mori sëmundjesh sidomos kockat. Për këtë arsye në të gjithë botën llixhat mbahen me kujdes të madh. Ja se si mirëmbahen llixhat e Elbasanit. Mbi burimet e nxehta kanë ndërtuar 7 shtëpi tek të cilat Policia Ndërtimore ka ndërhyrë vetëm në momentin kur do ndërtohej çatia.
Nëse fillon banimi këtu, janë gjithë shancet që të sëmurët të bëjnë banjo me ujërat e zeza të fshatarëve. Gjithashtu kjo zonë është shumë e brishtë dhe çdo ndryshim terreni mund të sjellë pasoja të pariparueshme, por vetëm pak metra më tej toka tundet nga dinamiti që shpërthen disa herë në ditë nga një gurore. Me këto ritme shkatërrimi nuk do të jetë çudi që burimi më i madh e më i preferuar në Shqipëri të zhdukej përgjithmonë nga harta.


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended