Edhe pse u rregullua, rruga "Ali Demi" drejt shkaterrimit (30 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Rruga "Ali Demi" sot mund të quhet rruga më e mirë në Tiranë, por banorët e "Ali Demit", Uzinës Gjeologjike dhe deri në Shkozë, e mbajnë mend fare mirë se si "Ali Demi" mund të quhej shtrat lumi apo rruga e gropave. Ende pa u inaguruar mirë asfalti edhe këtu kanë filluar punimet, gropat, hapja e pusetave e të tjerë. Këta banorë në "Ali Dem" kanë vendosur të hapin pusetat për të ndaluar vërshimin e ujërave.
Punimet janë firmosur dhe nga Zyra Komunale e Rrugëve dhe nga drejtori Pashk Shkurti, por efektivat e Komisariatit 1 kanë bllokuar punimet dhe kanë bllokuar tre punonjësit për të ndërhyrë në një rrugë pa koordinim dhe pa leje. Telekomi, Qarkullimi Rrugor, Drejtoria e Rrugëve, Ujësjellësi dhe Policia Rrugore, janë institucionet që duhet të firmosin teknikisht para se të ndërhyhet tek kjo rrugë.
Para se asfalti të shndërrohet në gropa, një nga këto institucione duhet të firmosë duke dhënë garanci se pas punimeve do t'a kthejë rrugën në gjendjen e mëparshme, ndryshe të paktën në Komisariatin 1 efektivat kanë të qartë se kush prish, qoftë dhe një pëllëmbë asfalt, vihet para përgjegjësive penale./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended