" Kodiku i Purpurt" drejt Vatikanit (19 Maj 2000)

  • 4 years ago
Vepra " Kodiku i Purpurt" i Beratit 1500 vjeçar, do të udhëtojë drejt Vatikanit. Ekspozita që do të hapet në datën 21 Qershor me emrin " Ungjijtë e Popujve", mbledh dorëshkrimet e letërsisë evangjelike. Arkivi i Shtetit me operim institucional, pas marrjes së lejes nga qeveria dhe rënies dakort me bibliotekën apostolike të Vatikanit e cila ka marrë këtë iniciativë, nënshkruan sot marrëveshjen për ekspozimin e veprës më të hershme që ekziston në Shqipëri.
Kjo ekspozitë hapet në jubileun e 2000 vjeçarit të Krishtërimit. Drejtuesi i arkivit Shaban Sinani thotë:
"Mendoni vetëm një fakt që është 1200 vjet më i hershëm sesa Tirana. 1000 vjet apo më shumë i hershëm sesa Korça dhe sesa një shumicë qytetesh të Shqipërisë. Është një dorëshkrim për të cilën për 15 shekuj me rradhë është kthyer në traditë në institucionet e kultit në Shqipëri."
Ndërsa nënkryetari i Nonshiaturës Apostolike Antonia Arkari shprehet se është hera e parë që kjo vepër lë emrin e saj dhe për këtë ndihmë ne falenderojmë qeverinë shqiptare. Jam i sigurt tha ai se "Kodiku i Purpurt" do të ndiqet nga miliona njerëz.
Ajo që mbetet e papërcaktuar është dorëshkruesi. Deri tani aludohet për Shën Gjon Gojarti i cili e ka shkruar në shekullin e VI me shkronja ari.

Gazetare: Holta Zhiti


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended