Top News - Aksidenti i pazakonte/ Mjeti përfundon brenda në banesë
  • 4 years ago
Një aksident i pazakontë është regjistruar përgjatë rrugës Korcë-Erseke ku një automjet pasi është përplasur me një tjetër ka dalë nga rruga e ka hyrë në oborrin e një lokali e më pas në një prej ambjenteve të shtëpisë ngjitur tij. Shkak dyshohet se është bërë shpejtësia jashtë cdo limiti me të cilin lëvizte ky mjet ndërkohë që ka tentuar të parakalojë një automjet që ishte duke u kthyer nga aksi nacional në një rrugë dytësore.

Pasi është përplasur toyota ka marrë me vete pemët, kangjellat e lokalit derisa ka përfunduar brenda një ambjenti magazinë të familjes ngjitur. Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka pasur pasoja në njerëz ndërsa banorët e kësaj zone tregojnë se levizja e pakontrolluar e mjeteve me shpejtësi në këtë aks është e rrezikshme për ta dhe kalimtarët.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Aksident#TopChannel
Recommended