Top News - Rama për Le Monde/ Sqaron shembjen e Teatrit: Po përhapen gënjeshtra e lajme të cunguara
  • 4 years ago
Prishja e ndërtesës së vjetër dhe të shkatërruar të Teatrit Kombëtar, në zemër të Tiranës, për t?u zëvendësuar nga një ndërtesë e re, prodhoi zemërimin e opozitës dhe një ortek lajmesh të rreme, thotë kryeministri shqiptar, Edi Rama për gazetën e njohur franceze ?Le Monde?.


?Budallallëku dhe mençuria janë kaq të lehta për t?u kapur, po aq sa sëmundjet infektive?, ka shkruar William Shakespeare.

?Pra, zgjidhini miqtë tuaj me kujdes?, shtoi ai.

Dikush mund të pyesë veten se çfarë do të mendonte Shakespeare, virtuozi i madh i teatrit për këtë fenomen të mjerueshëm, që ne e quajmë sot dezinformim dhe epideminë e së pavërtetave.

Gjithashtu, është zhgënjyese të konstatosh se deri në çfarë pike gënjeshtrat dhe të vërtetat e cunguara përhapen në botën tonë në ditët e sotme, ku kërkohet që në fillim e vërteta të zvarritet në baltë, para se të shfaqet dhe më pas të fitojë, ndërsa faktet duhet të bëjnë shumë rrugë të gjatë nëpër shkretëtirë, para se të mbërrijnë në një port të sigurt.

Në maj të vitit 2020, Këshilli Bashkiak i Tiranës urdhëroi njëzëri shkatërrimin e ndërtesës së ish-Teatrit Kombëtar në Tiranë, pas deklaratave të përsëritura për një kohë të gjatë nga agjencia kombëtare shqiptare, përgjegjëse për inspektimin e ndërtesës, sipas së cilës kjo ndërtesë nuk ishte më e sigurtë dhe më pas duhej të evakuohej dhe prishej, duke i hapur kështu rrugën ndërtimit të një teatri të ri kombëtar në të njëjtin vend.

Një kompleks i ndërtuar në 1939-n

Ndërsa tashmë kishte filluar puna e prishjes, disa parti politike shpejt organizuan një demonstrim, i cili për fat të keq u përshkallëzua, duke çuar në shtrimin në spital të dy oficerëve të policisë. Asnjë nga protestuesit nuk u plagos. Kritikët e projektit të ri, në të vërtetë mjaft të pakët në numër, na akuzuan për fshirjen e një elementi jetik të trashëgimisë kombëtare dhe historisë kulturore.

Ky është edhe një ilustrim i përsosur që tregon se si informacioni i cunguar në mënyrë të pashmangshme shndërrohet në një gënjeshtër të madhe, duke i shtuar kësaj fatkeqësinë e botës, siç e thotë aq mirë Albert Camus.

Sipas ekspertëve të trashëgimisë, të cilët janë shprehur me kalimin e kohës sa herë që ky argument kthehet në rendin e ditës, nuk kishte absolutisht asgjë jetike për këtë strukturë të shkatërruar, të ndërtuar në 1939-n si një vend argëtimi për forcat pushtuese italiane që jetonin në Tiranë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Një projekt i ri i paraqitur në 2018

I ndërtuar me tallash të parafabrikuar dhe ashkla druri, misioni i tij ishte i përkohshëm.
E vërteta të detyron: Ndërtesa e Teatrit Kombëtar asnjëherë nuk është klasifikuar si një monument i mbrojtur.

Me gjithë këtë histori të zymtë, opozita politike shqiptare ka arritur të ndërtojë një legjendë sipas së cilës kjo ndërtesë e rrënuar, e projektuar dobët dhe pa unitet estetik ishte zemra dhe shpirti i kulturës shqiptare.

Për ironi, disa prej tyre, kur ishin në qeveri, kërkonin madje të ndërtonin një teatër të ri diku tjetër dhe ta shembnin për ...
Recommended