Top News - Trump shtyn datën e Samitit G7 për të ftuar edhe shtete të tjera
  • 4 years ago
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se do të shtyjë Samitin G7 të planifikuar për këtë vit, me qëllim që të ftojë edhe liderët e shteteve tjera që nuk janë pjesë e G7-ës.


?Nuk mendoj se përfaqëson në mënyrë të duhur atë cfarë po ndodh në botë. Është një grup i vjetër i shteteve?, tha Trump të shtunën.

Grupi G7, nikoqir i të cilit do të jetë SHBA këtë vit, përbëhet nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe Britania.

Trump tha se Rusia, Koreja e Jugut dhe Australia e India duhet të ftohen.

Trump tha se do të shtyjë samitin deri në shtator, e që ishte planifikuar të mbahej në qershor.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka refuzuar ftesën e presidentit amerikan, Donald Trump për të marrë pjesë në samitin e grupit G7, në Shtetet e Bashkuara.

?Marrë parasysh situatën me pandeminë, ajo nuk është pajtuar për pjesëmarrje personale dhe udhëtim drejt Uashingtonit. Ajo natyrisht se do të vazhdojë të vëzhgojë zhvillimet rreth pandemisë?, ka thënë zëdhënësi i qeverisë gjermane.

Grupi G7 përbëhet nga shtatë shtetet më të industrializuara në botë.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#DonaldTrump#G7#TopChannel
Recommended