Top News - Hapja me 1 qershor/ Ja rregullat shtesë në kopshte

  • 4 years ago
Të hënën e 1 Qershorit fëmijët e Tiranës do të rikthehen në çerdhe dhe kopshte. Kryebashkiaku Veliaj ishte sot në çerdhet 34, për të inspektuar masat shtesë që garantojnë shëndetin e fëmijëve. Ai sqaroi se ne kete situatë aspak te zakontë, nga prinderit dhe edukatoret do te duhet te zbatohen nje sere masash.

Me kthimin e fëmijëve në çerdhe e kopshte, prindërit dhe edukatoret do të ndjekin një procedurë të veçantë për të garantuar shëndetin e të vegjëlve, duke nisur nga matja e temperaturës apo higjienizimi i duarve dhe këpucëve në hyrje të institucionit. ?Rregullat s?janë asnjëherë të tepërta dhe kujdesi i tepërt nuki Bën keq akusjt. Nëse fëmija ka temperaturë mbi normalen, do të rikthehet në shtëpi, për të mos rrezikuar fëmijët e tjerë. Çelësi është bashkëpunimi! Bashkëpunim që kur prindërit i sjellin fëmijët në çerdhe/kopësht, duke respektuar pikat e verdha, të mos vijnë si familje, mjafton vetëm njëri nga prindërit.
Veliaj u bëri thirrje prindërve që nëse janë një ndër rastet që po gjurmohen apo në proces testimi, të vënë në dijeni personelin e çerdheve dhe të kopshteve.
Nëse janë një ndër rastet që po gjurmohen apo në pritje të përgjigjes, apo nëse kanë pasur një person që mund të jetë shëruar, do të duhet të plotësojnë një deklaratë, për të cilën mbajnë përgjegjësi ligjore nëse gënjejnë. Sigurisht, nëse nuk kanë dijeni dhe në një dyqan apo supermarket mund të ketë qenë dikush i infektuar, ky s?është faji i tyre. Por nëse kanë dijeni, pra nëse arrijmë të provojmë që janë në proces gjurmimi ose janë në familjarë të testuar të një personi të infektuar, është minimum ligjor, por edhe njerëzor, për të na treguar që të ruajmë fëmijët e tjerë?
bashkia ben te ditur se në të gjitha çerdhet dhe kopshtet e kryeqytetit është kryer dezinfektimi i plotë i ambienteve dhe gjithçka po bëhet gati për ditën e hënë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ErionVeliaj#Kopshte#TopChannel

Recommended