Top News - Oferta e Britanisë/ Pasaporta për banorët e Hong Kongut

  • 4 years ago
Viza më të aksesueshme dhe lehtësira për të marrë pasaportën britanike, kjo është oferta e londrës për qytetarët e hong kongut. Qeveria e boris johnson thotë se masa do të merret nëse kina nuk do të heqë dorë nga zbatimi i ligjit të ri mbi sigurinë në ish koloninë britanike. Përgjigjia e pekinit ka qenë e menjëhershme dhe përmes zëdhënësit të ministrisë së jashtme ka kërcënuar adoptimin e kundërmasave të nevojshme ndaj britanisë.
Lëvizja e mundshme britanike do të ishte e vlefshme për ata qytetarë të Hong Kongut, rreth 300 mijë, që aktualisht posedojnë dokumentin e shtetasve britanikë jashtë vendit, një lloj pasaporte e dytë që për momentin i lejon bartësve vetëm të vizitojnë britaninë e madhe pa vizë, për një periudhë deri në 6 muaj, pa vënë në diskutim kombësinë ekskluzive kineze. Kina ka nisur ndërkohë nota proteste zyrtare kundër SHBA, Britanisë së Madhe, Kanadasë dhe Australisë, vende që kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët që dënon imponimin nga ana e pekinit të ligjit mbi sigurinë kombëtare në hong kong.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#HongKong#Pasaporta#TopChannel

Recommended