Veliaj i fshihet medias: Aktivitetet e tij gjithmonë me regjistrim, shmang hyrjen te "Avni Mula"
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Kryebashkiaku i Tiranës edhe një herë ka treguar se e ka frikë median. Madje dhe në inaugurimin e sallës 'Avni Mula' ka vendosur të mos hyjë nga dera kryesore, ndërsa në Facebook materialin e regjistruar kërkon të paraqesë si një aktivitet të zhvilluar lirë. Kjo me të vetmin argument: për të kuruar çdo detaj që i shërben propagandës por jo të vërtetës.

Një ditë më parë kryetari i bashkisë së Tiranës u pa i shoqëruar nga një makinë e Gardës së Republikës, për të cilën ende nuk ka një përgjigje se përse janë vendosur masa shtesë.

Por ashtu siç është bërë zakon edhe një herë Veliaj tregoi se ka frikë prezencën e medias. Madje prej 5 vitesh nuk mbahet mend të ketë dhënë konferenca.

Këtë rradhë sapo ka parë kamerat e Ora News, kryebashkiaku ka lënë automjetin në bashki dhe ka zgjedhur të largohet përmes rrugicave.

Madje dhe në inaugurimin e sallës e re të koncerteve Avni Mula nuk dihet se nga ka hyrë.

Ky është artisti i madh dhe nderi i kombit Avni Mula, në pritje të mbërritjes së Veliajt. Por këtë të fundit nuk ka mundur askush ta shikojë nga hyn.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/veliaj-i-fshihet-medias-aktivitetet-e-tij-gjithmone-me-regjistrim-shmang-hyrjen-te-avni-mula

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp