Zgjedhjet në prill të 2021, Koka: Opozita nuk duhet të lëshojë qeverinë tranzitore

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews



Gazetari, Bledian Koka, thotë se opozita do të bënte gabimin fatal nëse del nga tryeza e Këshillit Politik ka dakortësinë për qeverinë tranzitore.

I ftuar në Rtv Ora, ai thotë se Basha nuk e ka më luksin të përsërisë gabimin e 2017 pasi do të kishte pasoja katastrofike për vendin dhe për vetë atë politikisht.

Koka: Prokuroria dhe policia janë nën akuzë për atë çfarë nuk kanë bërë me përgjimet e dalë publikisht, dosjet "184" dhe "339". Do të biem dakord që policia do të bëjë një gjë, ndërsa për këto që kemi prova me zë dhe figurë nuk bëhet asgjë.Gjithmonë ka pasur amnisti dhe drejt asaj do të shkohet.Të shohim para tha Kim në takimin me Bashën. Nëse ndërkombëtarët bien dakort që krimet e të shkuarës të jenë të pandëshkuara dhe kjo i bën mirë demokracisë, edhe ne pajtohemi, po e thanë SHBA-të ne dakord biem.

Por nuk mendoj se është rruga më e mirë, nuk mendoj që nën rrënojat e një palë zgjedhjesh të grabitura mund të ndërtohet një proces i ndershëm zgjedhor. Por vendi ka për shkuar drejt zgjedhjeve, jo të parakohshme sepse nuk ka kohë fizike dhe logjikë politike për ti bërë. Dakortësia që zgjedhjet do të bëhen në prill ishte dhe kryelajmi i kamufluar por zgjedhje të parakohshme nuk ka. Kjo qeveri e bëri cirkun e vet dhe po mbyllet.

 Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/zgjedhjet-ne-prill-te-2021-koka-opozita-nuk-duhet-te-leshoje-qeverine-tranzitore

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended