OFL në Shkodër, u kërkon të justifikojnë pasurinë dy të “fortëve”, Enver Bajrit dhe Emrah Plakut
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Enver Bajri dhe Emrah Plaku në Shkodër janë dy personazhet e radhës që duhet të justifikojnë pasurinë. Enver Bajri konsiderohet si koka e grupit me të njëjtin emër, i cili rezulton i dënuar dhe i akuzuar për disa vepra penale. Ndërsa emri i dytë akuzohet si pjesë e grupit Bajri, i cili po ashtu duhet të justifikojë pasurinë.
Agjentët e Operacionit Forca e Ligjit kanë zbarkuar këtë të martë në qytetin e Shkodrës për të kërkuar justifikimin e pasurisë dy emrave të njohur për drejtësinë.

Formulari i justifikimit të pasurisë i është dërguar Enver Bajrit, i cili cilësohet si koka e grupit ?Bajri? dhe një prej anëtarëve të këtij grupi, Emrah Plakut.

Sipas policisë, Enver Bajri është person nën hetim pasi Gjykata e Krimeve të Rënda i ka caktuar arrest me burg për shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasuri, apo kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/ofl-u-dergon-formularin-e-vetedeklarimit-te-pasurise-2-personave-ne-shkoder

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended