Hipokrati - Qëndrimi i Hetem Ramadanit për Pandeminë Covid-19 - 23.05.2020

  • 4 years ago
Ne studio me Erjona Rusi dhe te ftuarin Z.Hetem Ramadani, aplikues I mjekesise alternative, do te ndalemi pikerisht tek mbi masat e marra per karantinimin ne ditet e izolimit gjate pandemise. Gjithashtu sesi ndikon ne gjendjen emocionale dhe sociale veteizolimi.Disa keshilla sesi mund te forcojme imunitetin ne jeten e perditshme ne ushqimet dhe regjimin ushqimor. Si ndikojne frutat dhe perimet dhe sesa e nevojshme eshte per nje imunitet te forte suplementet ushqimore si vitamina C dhe D. Vitamina C është një antioksidues që zakonisht ne gjuhen mjekesore quhet acid askorbik. Kjo vitaminë është një aleat i fuqishëm i sistemit imunitar për të luftuar sëmundje të ndryshme si gripi, problemet e shfaqura gjate shtatzanise, sëmundjet e syve, të zemrës, etj. Duke qenë një antioksidant, vitamina C luan një rol të rëndësishëm në shtyrjen e procesit të plakjes, pasi lufton radikalet e lira dhe mban të reja indet e lëkurës. Vitamina C ndikon pozitivisht në parandalimin e skorbutit, një sëmundje që vjen pikerisht nga mungesa e vitaminave. Gjithashtu, falë saj, lufta kundër anemisë mund të bëhet më efektive dhe infeksionet urinare shërohen më shpejt. Vitamina C ndikon pozitivisht në prodhimin e hemoglobinës dhe rruazave të kuqe të gjakut, duke e bërë më të lehtë shërimin e plagëve. Vitamina C favorizon përthithjen e substancave ushqyese, por edhe të preparateve farmaceutike si acidi folik, apo hekuri. Ju mund ta gjeni atë në në frutat dhe zarzavate, veçanërisht në frutat e freskëta si: portokalle, mandarina, pjepër, banane, pjeshkë. Po ashtu ate e gjeni tek domatet dhe specat, tek perimet me gjethe jeshile si: spinaqi, lakra, lulelakra dhe brokoli. Për shumë njerëz, një portokall, një racion me luleshtrydhe, speca të kuq apo brokoli, ofron një dozë të mjaftueshme të vitaminës C. Specat janë burim shumë i mirë i vitaminës C. Duhet t?i përfshini në regjimin tuaj ushqimor.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Hipokrati#TopChannel

Recommended