Hipokrati - Bill Gates dhe teoritë konspirative për vaksinat - 23.05.2020

  • 4 years ago
Fondacioni i drejtuar nga Bill dhe Melinda Gates kërkoi në prill të v. 2020 një bashkëpunim ndërkombëtar për prodhimin e një vaksine kundër COVID-19 dhe për ta shpërndarë në mbarë botën duke njoftuar dhe një kontribut prej 150 milionë dollarësh për të ndihmuar vendet e varfëra të luftojnë pandeminë.
Multimiliarderi tha se për të krijuar një vaksine duhen deri në 5 vite, por krijimi i saj në këtë periudhë është urgjent, per kete ai deklaroi se vaksina do të jetë gati brenda 18 muajve. Ai shtoi gjithashtu se janë 100 konkurrente për të krijuar vaksinën që do të shkatërrojë COVID-19 dhe do të shkojë per t`u perdorur nga 7 miliardë njerëz.
Qëndrimi publik i Bill Gates për mënyrën sesi duhet luftuar koronavirusi, e ka bërë atë një shënjestër të teorive të konspiracionit online.
Teoritë se Bill Gates fshihet pas krijimit të koronavirusit gjenden kudo në median sociale. Ato janë përmendur me miliona herë në median sociale dhe shfaqjet televizive. Një prej teorive thotë se Gates e kishte ditur më përpara për ardhjen e koronavirusit dhe një vaksinë kishte nisur të zhvillohej përpara se të mbërrinte pandemia nga Instituti Pirbright (Pirbrajt) i cili merrte financim nga Fondacioni Gates.
Gates është sulmuar edhe nga mjekë të ndryshëm në mediat botërore se po përdor COVID-19 për të kontrolluar botën me anë të çipave dhe per te shpopulluar globin nëpërmjet krijimit të vaksinave.
Ndëkohe, nga ana tjeter, një studim i fundit thotë se 1/3 e amerikanëve do e refuzojnë vaksinën ndaj Covid19! Të tjera teori konspiracioni thonë se vaksina po promovohet nga një grup miliarderësh, që kërkojnë të vënë në zotërim të gjithë botën.
Bill Gates gjatë një fjalimi të tij në vitin 2012 pranon se po përdoren vaksina për të kontrolluar popullatën e botës. Ai madje pranon se vaksina po përdoren në përpjekje për të ndaluar shtimin e popullsise ne rang global.
Duke premtuar pjesën e tij prej 450 milion dollarësh ne nje fond prej 1.2 miliardë dollarë për të zhdukur Poliomielitin, Gates mori kontrollin e Grupit Kombëtar Këshillimor Teknik të Indisë për Imunizimin i cili mandatoi deri në 50 doza të vaksinave kundër poliomielitit përmes mbivendosjes së programeve të imunizimit te fëmijët para moshës pesë vjeçare.
Mjekët indianë fajësojnë fushatën e Gates për fenomenin e nje paralize shkatërruese, jo-poliomielitike, që paralizoi 500 mijë fëmijë përtej niveleve të pritura, ndërmjet viteve 2000 dhe 2017. Per kete aresye në vitin 2017, qeveria indiane bëri thirrje për heqjen e regjimit të vaksinave të Gates. Ajo i kërkoi Gates dhe politikave të tij të vaksinave të largohen nga India. Menjehere shkalla e paralizave ra në mënyrë të ndjeshme. Në vitin 2017, OBSH pranoi se shpërthimi global në poliomielit është kryesisht prej vaksinave. Epidemitë më të frikshme në Kongo, Afganistan dhe Filipine, janë të gjitha të lidhura me vaksinat. Në fakt, deri në vitin 2018, 70% e rasteve globale të poliomielitit ishin prej vaksinave.
Në vitin 2014, Fondacioni Gates financoi testet e vaksinave eksperi...