Top News - Shemben dy diga/ Michigan, përmbytje dhe pandemi…

  • 4 years ago
Më shumë se 10 mijë banorë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre në Miçigan, pasi dy diga u shembën si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm dhe shkaktuan atë që zyrtarët e quajtën përmbytje historike.


Guvernatorja, Grecen Uitmer, shpalli gjendjen e emergjencës në kontenë Midland, vendin ku digat u shembën dhe në qytetet Endenville dhe Sanford. Shërbimi kombëtar i motit paralajmëroi përmbytje të rrezikshme dhe iu bashkua guvernatores duke i kërkuar njerëzve në zonë të ngjiteshin në rajone më të larta, menjëherë.

?Zona e poshtme e Midlandit, një qytezë me 42 mijë banorë, mund të jetë së shpejti nën tre metra ujë?, tha guvernatorja. Qyteti tha në faqen e tij të internetit se 11 mijë njerëz janë evakuar dhe se asnjë viktimë nuk është raportuar.

Imazhet e marra nga helikopterët tregonin pjesë të mëdha toke nën ujë, ura të shembura dhe shtëpi e ndërtesa të përmbytura. Menaxhimi i katastrofës dhe evakuimi po pengohet nga pandemia e koronavirusit që ia detyron njerëzit të respektojnë distancimin social.

?Është e vështirë të besohet se ne jemi në mesin e një krize si pandemia globale dhe po përballemi edhe me përmbytjet që duket se do të jenë më të rëndat në 500 vjet?, tha guvernatorja e Miçiganit duke u kërkuar të gjithë të evakuarve të mbanin maska dhe të ruanin distancimin social kur ishte e mundur. .

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#GrecenUitmer#SHBA#TopChannel

Recommended