Kim: Eshte koha te reshtet se beri lojera

  • 4 years ago
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim në një prononcim të shkurtër para mediave, ishte e qartë në mesazhin drejtuar politikës shqiptare.

Ajo u shpreh se ka ardhur koha që të mos bëhen lojëra politike me Reformën në Drejtësi dhe atë Zgjedhore, por sikurse SHBA dhe populli shqiptar pret, të dyja ato të realizohen.

?Mesazhi im është shumë i qartë. SHBA kërkon të njëjtën gjë që dhe populli shqiptar do. Ne duam që Shqipëria të jetë një aleat i fortë, i aftë i SHBA dhe duam që të jeni pjesë e familjes europiane. Ju nuk mund ta arrini këtë pa një Reformë Zgjedhore dhe pa Reformë në Drejtësi.

Me këto të dyja nuk mund të behet pazar. Janë domosdoshmëri dhe ka ardhur koha që të mos bëhen më lojëra dhe është momenti që Reforma në Drejtësi dhe ajo Zgjedhore të realizohen, ashtu sikurse drejtuesit i kanë premtuar popullit shqiptarë, dhe që SHBA dhe populli kërkon dhe pret?. /tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended