Pervëlak me miell misri dhe mëlci pule nga zonja Vjollca
  • 4 years ago
Pervëlak me miell misri dhe mëlci pule
Përbërësit:
2 gota ujë të ftohtë
4 lugë gjelle miell misri
1 gotë qumësht
1 gotë kos
Kripë dhe piper të zi
400 gr mëlci pule
2 qepë të vogla
1 lugë gjelle vaj
1 lugë gjelle gjalp
Kripë dhe piper të zi
Përgatitja
vendosim në zjarr një tigan me një lugë gjelle vaj dhe një lugë gjelle gjalp. Kaurdisim qepën të grirë hollë deri sat ë bëhet transparente. Shtojmë në mëlçitë të prera në kubikë sa një kafshatë dhe I kaurdisim mmirë me qepën, kripën dhe piperi të zi, nëse ju shijon mund të shtoni pak rigon. Kur e shohim që mëlçitë nuk kanë më ujë I largojmë dhe e I lëmë lëngun. Në një tigan tjetër shtojmë 2 gota ujë dhe 4 lugë gjelle miell e lëmë sat ë përthithë ujin dhe shtojmë qumështi, kosin I trazojmë mirë me tel dore, rregullojmë shijen me kripë dhe sapo supa të marrë valë shtojmë në pjatë përvelakun dhe mbi të e mbulojmë me mëlçi pule.
Recommended