Sallatë me pulë dhe perime Përbërësit: 400 gr fileto pule 300 gr patate 300 gr karrota 300 gr kungull I njomë 1 degë majdanoz pak vaj ulliri kripë dhe piper të zi lëng limoni 2 lugë gjelle uthull e bardhë Përgatitja: Fillimisht pastrojmë fileton e pulës dhe e vendosim në tenxhere me ujë të bollshëm ku do të shtojmë 1 degë majdanoz dhe disa kokrra piper të zi dhe kripë. E lëmë fileton të ziejë për 20 minuta. E largojmë dhe e lëmë të ftohet. Pastrojmë perimet dhe i presim në fijë vendosim në zjarr një tenxhere me ujë për të valuar shtojmë në të kripë dhe 2 lugë gjelle uthull në momentin që uji valon. Shtojmë në tenxhere fillimisht karrotat i lëmë të ziejnë për 3 minuta e më pas i largojmë dhe i vendosim në një tas të ftohen.