Përvëlak me mëlçi pule Përbërësit: 1 gotë miell misri gjalp 1 gotë ujë I valuar 2 gota dhallë 1 gotë qumësht djath sipas dëshirës ( opsionale) kripë 500 gr mëlçi pule 1 thelpi hudhër 1 qepë 1 lugë çaji piper I kuq kripë dhe piper të zi vaj dhe pak gjalp Përgatitja: Fillimisht grijmë qepën imët vendosim në tigan 2 lugë gjelle dhe 1 lugë gjelle gjalp kaurdisim qepën deri sat ë bëhet transparente shtojmë hudhrën dhe më pas mëlcitë, kripë, piper të zi kaurdisim deri sat ë mos ketë lëng në tenxhere, piper të kuq dhe 1 filxhan kafe ujë e lëmë të marrim valë 1 minuta dhe I largojmë mënjëanë. Ndërkohë në një tenxhere shkrijmë gjalpin, miellin e misrit e kaurdisim për 3 minuta dhe shtojmë ujin e nxehtë dhe dhallë ose kos si dhe qumësht dhe e përziejmë deri sa të marrë valë dhe të shkëputet nga ena si dhe djath nëse dëshironi. E vendosim në një pjatancë dhe mbi të shtojmë mëlcitë e gatuara.