Rreze Dielli 2 Prill 2019 - Të Gatuajmë me Znj. Vjollca P1 Lakror me miell misri dhe spinaq

  • 5 years ago
Lakror me miell misri dhe spinaq

Përbërësit:

400 gr miell misri
1 lç pluhur pjekës
250 ml ujë të nxehtë
400 ml kos
1 gotë qumësht
200 gr djath të bardhë
100 ml vaj ulliri
50 gr gjalp
1 tufë qepë të njoma (bishtat)
700 gr spinaq
kopër, majdanoz
kripë

Përgatitja:

Lajmë, thajmë dhe presim spinaqin. Qepët i presim shumë hollë( kryesisht bishtat) ndërsa erzat i presim vrazhdë. I vendosim në një tas ku shtojmë një lugë kafeje kripë dhe i shtypim lehtë me duar. Shtojmë 3 lugë gjelle vaj ulliri e përsëri i shtypim lehtë me duar e më pas i lëmë mënjanë.
Në një tas të madh vendosim miellin, pluhur pjekës dhe i përziejmë së bashku. Hapim një gropë në mes të tasit dhe shtojmë në të vaj ulliri, ujin e ngrohtë dhe i përziejmë. Shtojmë kosin, i trazojmë deri sat ë na formohet një brumë jo shumë i trashë. Duar duar shtojmë spinaqin me qepët dhe erzat. Vazhdojmë përzierjen duke shtuar djathin e thërrmuar dhe në fund 2 kokrra vezë.
Lyejmë tepsinë me pak gjalp dhe e vendosim të nxehet në furrë. E nxjerrim nga furra dhe hedhim në të brumin e përgatitur . E spërkatim sipër me pak qumësht ose kos dhe vendosim pak gjalp. E vëmë tespinë në furrën e nxehur 200ºC për 45-50 minuta.

Recommended