Oriz me fileto pule dhe perime Përbërësit: 320 gr oriz integral 300 gr fileto pule pak vaj dhe gjalp 1 qepë mesatare 1 karrotë 1-2 kunguj të njomë 1/2 gotë verë të bardhë kripë dhe piper të zi Përgatitja: Vendosim në zjarr një tenxhere me ujë të bollshëm për të valuar. Në momentin që uji merr valë të shtojmë në të 1 lugë caji kripë, orizin integral do të llogarisim 80 gr për 1 porcion pra nëse jemi 4 persona 4x 80= 320 gr. E lëmë orizin të ziejë për 15 minuta në temperaturë mesatare. Ndërkohë për 15 minuta vendosim një tigan në zjarr. Shtojmë në të vaj, 1 lugë gjelle gjalp dhe qepën e grirë shumë hollë e kaurdisim qepën sa të zbutet dhe shtojmë në të mishin e pulës të prerë në kubikë vazhdojmë kaurdisjen deri sa mishit ë zbardhet plotësisht, kripë, piper shtojmë karrotën në rende ose kubikë I përziejmë për 2 minuta e më pas shtojmë kungujt në kubikë I përziejmë së bashku dhe I shuajmë në verë e lëmë vezën sat ë avullojë. Ndërkohë kanë kaluar 15 minuta kullojmë orizin dhe shtojmë në tigan e përziejmë sëbashku me perimet dhe gjithcka është gati pë servirje dhe pipër të zi sipër për servirje.