Aktivistët e teatrit para SPAK-ut: Veproni shpejt ose revoltë, arrestoni Veliajn e Maznikun
  • 4 years ago
TIRANË-Mëngjesin e sotëm Report Tv mësoi se SPAK-u ka nisur hetimet për denoncimet për shembjen e teatrit. Por, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit paraditen e sotme ashtu sikur kishte paralajmëruar ishte para godinës së SPAK-ut për t'i bërë presion, sikur tha dje Robert Budina që të veprojë shpejt me hetimet për shembjen e godinës së teatrit kombëtar.

Aleanca i ka dorëzuar një kërkesë SPAK-ut ku i kërkon arrestimin e kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe n/kryetarit Arbi Mazniku, pasi i akuzon për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv. Gjithashtu Aleanca kërkon vendosjen e masës së sekuestros preventive mbi truallin e teatrit dhe pezullimin e cdo punimi deri në zbardhjen e cështjes. Aleanca ka zgjedhur që të ndjekë rrugën ligjore, por Budina tha se nëse nuk vepron shpejt do të ketë një revoltë dhe bllokim total.
Recommended