Report TV - Padia e gjashtë/ Aleanca çon Ramën, Veliajn e arkitektin danez në SPAK
  • 4 years ago
TIRANE-Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka depozituar sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) kallëzimin e gjashtë. Në kallëzimin e dorëzuar sot në këtë prokurori, Aleanca akuzon kryeministrin Edi Rama, kryebashkiakun Erion Veliaj dhe arkitektin danez Bjarke Ingels.

Akuzat kundër zyrtarëve të lartë të shtetit dhe arkitektit janë disa nga shkelja e barazisë në tendera, korrupsion, dhënie e ndihmës për ndërtim të paligjshëm dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm.Aleanca kërkon sekuestron mbi projektin danez. Gjithashtu Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kërkon pezullimin e procedurave të tenderit për projektin e godinës së re deri në zgjidhjen përfundimtare të cështjes.

Në 17 maj u shemb godina e Teatrit Kombëtar duke sjellë protesta dhe përplasje mes policisë dhe aktivistëve, që tashmë kërkojnë që godina e re të ndërtohet ashtu sikur ishte, aty ku ishte.
Recommended