Artistët padisin në SPAK, Veliajn dhe Maznikun - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit (grupi zyrtar) padit në SPAK, kreun e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.Padia në Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion për Veliajn është bërë për akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit me projektin e Teatrit Kombëtar.Njëkohësisht me Veliajn, për të njëjtje cështje dhe me të njëjtat akuza, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka paditur në SPAK edhe nënkryetarin e bashkisë së Tiranës, Arbër Mazniku.13 artiste qe kane firmosur kete padi i kërkojnë SPAK-ut të hetojë ndryshimet që u bënë muajt e fundit rreth projektit të ndërtimit të teatrit të ri nga nje kompani private.Në fund të muajit shkurt Bashkia e Tiranës njoftoi ndryshimin e projektit për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar.Ndryshe nga plani fillestar për ndërtimin e një Teatri të ri nga një investitor privat dhe me koncesion, Bashkia e Tiranës bëri të ditur se godina e re e Teatrit Kombëtar do të ndërtohet me fonde buxhetore.Kjo ishtë në fakt një fitore e vogel e Alencës për Mbrojtjen e Teatrit e cila protestoi për më shumë se 2 vjet kundër projektit të parë që parashikonte ndërtimin e godinës nga një kompani private.Artistet ne padine e tyre thone se ka dyshime qe Bashkia Tiranë mund t?i shkaktoje shtetit një dëm prej afro 300 milionë eurosh. Kjo, thuhet ne padi, gjithnje nese del se Bashkia e Tiranes është tërhequr nga projekti dhe kompania private do ta hedhë në gjyq ndërkombëtar.Po ashtu grupi i artisteve qe eshte pjese e Aleances per Mbrojtjene Teatrit, kerkojne nga SPAK qe te kete transparence mbi gjithcka ndodhi ne kete kohe me garen per tenderin e pare.

Recommended