Përmbyset makina në Dibër, helikoperi merr të plagosurin, dëshmitari: S'e përballova dot situatën

  • 4 years ago
Një aksident i rëndë u shënua rreth orës 9 e 30 minuta të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Strikçan ura e Çerenecit. Një makinë tip benz që drejtohej nga një 33 vjeçar është përmbysur disa herë në rrugë.

Si pasojë e këtyre rrotullimeve, është plagosur rëndë drejtuesi i mjetit emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur. Ai u dërgua me helikopter drejt spitalit të traumës në Tiranë në gjendje të rëndë për jetën. Kanë qenë banorët e rastit që i kanë dhënë ndihmën e parë dhe kanë njoftuar ambulancën.Isha këtu afër kur ndodhi aksidenti. Dëgjova zhurmën, por nuk e pashë se kush ishte dhe më pas doli tymi. Erdhën dy a tre vetë e nxorën, por nuk e di se në çfarë gjendje është për momentin. Kur e nxorën unë u largova pak se nuk e duroja dot situatën. Në spital u dërgua me një makinë private,"-shprehet një dëshmitar në vendngjarje.

Recommended