Rama: Teatri i ri, zgjidhja me e mire |Lajmi - News

  • 4 years ago
Kryeministri Rama dhe Kryebashkiaku Veliaj shpjeguan në emisionin "Opinion" se Teatri Kombëtar nuk kishte asnjë mundësi të rikonstruktohej dhe se zgjidhja e vetme ishte shembja e tij.
Duke folur teksa po inspektonte punimet në sallën e Teatrit të Operës, që janë në përfundim, Rama rreshtoi disa përpjekje të bëra me inxhinierë dhe arkitektë ndërkombëtarë, për ta ruajtur godinën e Teatrit Kombëtar. Rama flet me siguri se shembja e teatrit dhe ngritja e të riut mbi rrënojat e tij janë zgjidhja më e mirë.
I ftuar në studion e Blendi Fevziut, Kryebashkiaku Veliaj zbulon se projekti do të jetë ai arkitektit Bjarke Ingels, të bërë për llogari të kompanisë Fusha. Por Veliaj thotë se do të ketë një garë ndërkombëtare për ta përmirësuar atë.
I pyetur nëse do të ndërtohet në zonën pas teatrit, kryebashkiaku nuk e përjashton mundësinë e zhvillimit.
Ndërtimi i teatrit të ri parashikohet të nisë në fillim të vjeshtës, ndërsa financimi do të merret nga bankat ndërkombëtare, siç e ka bërë të ditur Bashkia.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended