Rama e thotë njëherë e mirë: Ja përse nuk mund të rikonstruktohet Teatri Kombëtar
  • 5 years ago
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video që tregon gjendjen në të cilën ndodhet Teatri Kombëtar sot. Krahas saj, i pari i qeverisë thotë se brenda sipërfaqes së Teatrit nuk do të ndërtohet nga privati, madje përveç kësaj, projektit të ri do t?i shtohet edhe 8 mijë metra katrorë sipërfaqe.

Rama shton ndër të tjera se Teatri është ndërtuar me një material të tillë që nuk lejon as riparimin dhe as rikonstruksionin e godinës ekzistuese.

"Sipërfaqja e Teatrit Kombëtar jo vetëm që nuk preket, por i shtohen edhe 8.000 metra katrorë! Populiti, materiali me të cilin është ndërtuar ky teatër, as nuk mund të riparohet e as mund të rikonstruktohet. Tiranës i duhet, dhe do të ketë, Teatrin Kombëtar që meriton!", shkruan Rama krah videos.
Recommended