Regjisori Basha: Teatri Kombëtar të shembet, nëse vërtetohet që s'mund të rikonstruktohet

  • 6 years ago
Regjisori Altin Basha ka deklaruar se Teatri Kombëtar duhet të shembet vetëm nëse vërtetohet që ai nuk mund të rikonstruktohet.

Në emisionin ?5 Pyetja nga Babaramo?, të gazetarit Ilir Babaramo, në Report Tv, regjisori Basha theksoi se ky teatër është një vlerë kombëtare, ndaj dhe duhet të sforcohen të gjithë për të gjetur një zgjidhje për ta mbajtur në këmbë.

Por sipas tij, nëse rikonstruksioni nuk vlen dhe nuk ka asnjë mundësi që të bëhet, duhet të përfshihen të gjitha palët në diskutim për një teatër të ri.

Mënyrë të sinqertë dhe të ndershme, të ishin në tavolinë dy alternativa, rikonstruksioni i Teatrit Kombëtar është i mundur apo jo? Pasi të ezaurohej çdo diskutim këtu, mund të flitej për idenë e një teatri të ri. Vetëm në rastin kur vërtetohet se Teatri Kombëtar nuk mund të rikonstruktohet, duhet të përfshiheshin të gjitha palët në diskutim për një teatër të ri. Duhet një proces diskutimi vetëm në rastin kur ky teatër nuk mban më dhe nuk vlen të rikonstruktohet. Ky teatër ka shumë probleme, është një listë impresionuese, por mund të rikonstruktohet. Anglezët e ngritën nga zero teatrin e tyre, u treguan aq të kujdesshëm. Teatrin Kombëtar ta mbajmë në këmbë, të sforcohemi për të gjetur një zgjidhje dhe sigurisht të ndërtojmë një teatër tjetër diku tjetër. Ky teatër është me probleme të mëdhaja, por është funksional. Nëse njerëzit duan ta shpëtojnë, mund ta bëjnë. Tiranës ky tetar i vlen.

Regjisori Altin Basha

Recommended