Ora News - "S'ka reformë zgjedhore", Basha: Mbështesim protestën e artistëve nesër në orën 16:30

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Shembja e Teatrit Kombëtar ka ndryshuar rrjedhën edhe të punës në reformën zgjedhore, e cila mesa duket do të futet sërish në ngërç.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas një takimi me strukturat e partisë bëri të ditur se në këto kushte opozita nuk do të marrë pjesë në takimin e nesërm të reformës zgjedhore. Ai tha se nesër opozita do të jetë në mbështetje të artistëve, të cilët do të dalin sërish në protestë në orën 16:30.

Basha: Sot Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka shpallur një protestë nesër në orën 16:30 dhe ka kërkuar prani sa më të madhe të qytetarëve. Është vendimi i lidershipit të PD për të mobilizuar maksimalisht strukturat tona. I bëj thirrje gjithë qytetarëve shqiptarë që nesër të jemi në mbështetje të Aleancës së Mbrojtjes së Teatrit në këtë protestë kundër këtij krimi makabër dhe shkeljes flagrante të kushtetutës dhe ligjit.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/article/shembja-e-teatrit-basha-mbledh-serish-ne-takim-opoziten

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended