RTV Ora - Hila: Në supermarkete e spitale njerëzit kaladibrançe. Tavolina ime ka distancën 3 metra
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Goditje ndaj fjalës së lirë. Kështu e cilëson drejtuesi i emisionit "Arena" në Rtv Ora, Dritan Hila, gjobën e vendosur nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor.

Për Hilën ku represion për ruajtjet e distancave në Ora News më duket një tejkalim i madh i kompetencave nga cilido që ka vënë këtë masë represive.

Dritan Hila: Lajmi ishte i papritur, më befasoi. Pardje kam qenë në një spital dhe aty njerëzit vetëm kaladibrançe nuk ishin. Ndërkohë të zbatosh të tillë represion për ruajtjet e distancave në Ora News më duket një tejkalim i madh i kompetencave nga cilido që ka vënë këtë masë represive. Tavolina ime ka një distancë prej tre metrash, AMA mund të vijë dhe t'ia vendosë metrin. Por për të hyrë në thelb të problematikës, Ora ka qenë ndër televizionet e para, në mos i pari që ka parashikuar mbylljen e emisioneve politike për shkak të koronavirusit.

Është diskutuar që në fillim që ne të mbyllnim emisionet politike për shkak të frikës nga kontaminimi. Ky vendim është mbajtur për një javë dhe pasi pamë që televizionet e tjera po vazhdonin emisionet e tyre në studio menduam të vazhdonim dhe ne. E kemi mbajtur për një kohë të gjatë distancën sociale. Kemi pasur një tolerim vetëm momentet e fundit kur para një jave ti mund të shikoje njerëz në supermarkete dhe spitale ku nuk bëhej fjalë që të respektonin distancën sociale.

Në këtë moment ne i lejuam vetes të thërrisnim dy veta në studio meqenëse vetë mendimi i AMA-s është deri në dy veta në studio. Tani hajde dhe ndaji, dy veta bëhet fjalë për moderatorin dhe një të ftuar, moderatorin dhe dy të ftuar. Është lënë qëllimisht evazive. Vendosëm për dy të ftuar në studio që debati të bëhej më interaktiv. Mesa duket me këtë kanë spekuluar dhe kanë vendosur një gjobë që është jashtëzakonisht penalizuese, jashtëzakonisht e rëndë dhe një goditje për fjalën e lirë.

Po flasim për një televizion ka larmishmëri të madhe transmetimesh politike të cilat fillojnë nga e majta deri te e djathta. Në studiot tona nuk i është ndaluar fjala asnjë personazhi, asnjë njeriu. Kush ka pranuar të vijë ka pasur gjithë kohën e nevojshme për të folur. T'ia presësh fjalën Orës, të kërcënosh me mbyllje programet e Orës më duket vërtet i tejkaluar, një goditje për lirinë e shtypit.Qeveria vërtet e ka tejkaluar masën e të drejtës së saj për zbatimnin e ligjit.

E ndërsa ka pasur masa administrative edhe ndaj televizioneve të tjera dhe më pas gjobat janë falur, Hila thotë se më e pakta televizioni duhet të ishte paralajmëruar.



Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/skandali-me-gjoben-hila-ne-supermarkete-e-spitale-njerezit-kaladibrance-tavolina-ime-ka-distancen-3-metra-ama-ti-vendose-metrin

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/Bi19K5YZNWE

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv
...
Recommended