Ora News - Spaho: Rifillimi i mësimit në universitete akt kriminal

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Përmes një deklarate për mediat, nënkryetari i PD-së Edmond Spaho, u shpreh kundër vendimit të qeverisë për rifillimin e universiteteve dhe e konsideroi këtë si një akt kriminal dhe me pasoja serioze për shëndetin e studentëve dhe pedagogëve.

Ai gjithashtu se duhet të anulohet procesi i zgjedhjeve në universitete.

Deklarata e plotë

''Fermani i Edi Rames, qe u shpall me gojen e Besa Shahinit, per fillimin e mesimit ne auditoret e Universitetit, eshte ne rastin me te mire i papergjegjeshem dhe ne rastin me te rende, kriminal dhe me pasoja serioze per shendetin e studenteve dhe pedagogeve.

Ai eshte tregues i qarte i menyres se si kjo qeveri po menaxhon kete krize kaq te madhe qe ka perfshire tere globin. Edi Rama nuk ka strategji per daljen nga kriza, ashtu sikurse nuk kishte ne fillimet dhe vazhdimin e saj.

Ai me kokefortesi vepron sipas tekave te tij prej diktatori, pa konsultuar personelin akademik, drejtuesit e Universiteteve dhe studentet.

Hapja e Universiteteve pa marre mendimin e pedagogeve dhe administratoreve te tyre, mbi mundesite qe ata kane per te garantuar distancimin social, mjetet mbrojtese dhe disinfektimin teresor te ambienteve dhe paisjeve, tregon sa te papergjegjshem jane klika qe na drejton sot dhe sa pak e vene ne pune mendjen dhe sa pak i vret ndergjegja per shendetin e qytetareve dhe rreziqet qe atyre ju kanosen ne javet e muajt e ardheshem.

A do te mbajne pergjegjesi Edi Rama dhe Besa Shahini, ne perputhje me kodin e ri penal qe sapo miratuan, nese edhe nje student apo pedagog i vetem infektohet nga koronavirusi?

Asnje Universitet ne Europe nuk ka deklaruar rithirrjen e studenteve ne auditore. Te gjithe po kalojne ne dhenjen e provimeve online per vitin shkollor ne vazhdim.

Ministria e Arsimit e Shqiperise ne kundershtim me strategjine qe ka ndjekur deri me sot, duke mos garantuar asnje mase per mbrojtjen e pedagogeve dhe studenteve, duke mos ofruar asnje ndihme ndaj Universiteteve, me papergjegjshmeri vendos rihapjen e tyre.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/spaho-rifillimi-i-mesimit-ne-universitete-akt-kriminal

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended