Zgjedhjet në universitete/ Ministria nxjerr një urdhër të dytë, Rektori kundër personelit akademik
  • 4 years ago
Në muajin maj , drejtuesve të universiteteve publike u skadon mandati. Ndaj ministria e arsimit përcaktoi para pandemisë datën e zgjedhjeve më 8 maj, ndërsa fillimin e fushatës 30 ditë më parë pra në 9 prill.

Por për shkak të mbylljes së institucioneve të arsimit të larte, zgjedhjet u pezulluan. Ministria e Arsimit nxori një urdhër të dytë për zëvendësimin e datës së zgjedhjeve ne 12 qershor, e fillimin e fushatës me 11 maj.

Por komisioni institucional i zgjedhjeve në Universitetin i Tiranës ka marr vendimin të shpall hapjen e regjistrimit të kandidatëve për rektor e anëtar senati. Aplikimet për garën kanë nisur nga 4 prilli dhe përfundojnë me 8 maj. Pavarësisht se në universitet nuk ka asnjë student.

Nga ana tjetër vetë rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni në një deklaratë për shtyp e konsideron veprimin e personelit akademik të paprecedentë dhe në shkelje të ligjit të arsimit të lartë dhe siguron studentët se shumë shpejt do të zhvillohen të ndershme.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#MynyrKoni#MinistriaArsimit#TopChannel
Recommended