Ora News - Flet drejtori i hotelit ku qëndruan mjeket shqiptarë: Bënin zhurmë, pinin alkool e duhan

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Luca Adriani, drejtor i hotelit Regal Hotel & Apartments në Breshia ka dhënë sot një intervistë për të përditshmen italiane La Repubblica ku komenton incidentin e ndodhur me ekipin e mjekëve dhe infermierëve shqiptarë të cilët u gjobitën dhe u denoncuan nga autoritetet italiane për shkelje të masave të pandemisë dhe dy prej tyre dhe për fyerje e kërcënimi të forcave të rendit.

"Portieri i natës, -thotë ai- më telefonoi rreth mesnatës dhe më informoi se festa vazhdonte prej orësh me alkool e muzikë me volum të lartë, duke shkaktuar protesta mes klientëve të tjerë të hotelit, shumica e të cilëve janë personel shëndetësor dhe punonjës të forcave të rendit. Festonin dhe askush prej tyre nuk kishte maskë e këndonin e ulërinin në ballkone duke prishur qetësinë publike. E fakti më i rëndë është se hoteli është i pozicionuar përballë spitalit civil të Breshës."

Drejtori i hotelit informon se gjatë një muaj qëndrimi të ekipit mjekësor shqiptarë në këtë strukturë ka qenë mjaft e vështirë për të paktën për 10 prej tyre, të cilëve i ishte tërhequr vëmendja disa herë.

"Shpesh i linin dhomat të pista me të vjella, përpiqeshin të ndiznin pishinën, e cila ishte e mbyllur për shkak të normave anti Covid, e mblidheshin duke tymosur duhan në grup me zhurmë e të ulëritur."

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/article/drejtori-i-hotelit-ku-qendruan-mjeket-dhe-infermieret-shqiptare-benin-zhurme-pinin-alkool-e-duhan

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/hNeLnxL9fJ8

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended